-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Francë: Bëhet thirrje që kishat bosh të kthehen në xhami

Më të lexuarat

Një udhëheqës i shquar musliman në Francë ka sugjeruar kthimin e kishave katolike bosh, të braktisura, në xhami, duke vënë në dukje se deri në 5.000 xhami  janë të nevojshme për kombin që mban popullsinë më të madhe muslimane në Evropë.
 
Kjo është një çështje delikate, por pse jo, tha Dalil Boubakeur, predikues, hatib, i lartë i Xhamisë së Madhe në kryeqytetin e Francës, në Paris dhe kryetari i Këshillit Francez të Besimit Islam, në një intervistë të hënën me Radio Stacionin The Lokal  Evropa 1Radio Station.
 
Sipas Dalil Boubakeur, aktualisht ka rreth 2,500 xhami anembanë Francës më shumë se 300 xhami janë në ndërtim e sipër. Ai vuri në dukje, megjithatë, se numri është shumë më i vogël  se çfarë është në të vërtetë e nevojshme në një këtë vend, në Francë, që ka gati pesë milionë qytetarë muslimanë.
 
Gjatë intervistës, ai ofroi edhe më tej një shembull të kthimit të një kishe në një xhami në lagjen Clermont-Ferrand,  e cila tha ai se është mirëpritur nga komuniteti lokal. Kisha ishte braktisur për më shumë se 30 vjet, para se të ishte dhënë për komunitetin musliman në vitin 2012.
 
Është i njëjti Zot, këto janë rite fqinje, vëllazërore, dhe unë mendoj se muslimanët dhe të krishterët mund të bashkëjetojnë së bashku, deklaroi Dalil Boubakeur.
 
Fjalët e predikuesi u mirëpritën nga ana e komunitetit të krishterë në Francë si një kërkesë  e ligjshme.
 
Muslimanët duhet, si të krishterët dhe hebrenjtë, duhet të jenë në gjendje për të praktikuar fenë e tyre, tha Monsinjor  Ribadeau-Dumas, zëdhënës i Konferencës së Peshkopëve  të Francës, sipas të njëjtës radio,  the Lokal  Evropa 1Radio Station.
 
Çështja në lidhje me nevojën për të ndërtuar lidhje më të ngushta me bashkësinë muslimane në Francë u diskutua në një forum të hënën në mes të autoriteteve të qeverisë franceze dhe afër 150 udhëheqësve muslimanë në Paris.
 
Ndërsa Kryeministri francez, Manuel Valls tha në takim se përkundër disa keqkuptime ekzistuese rreth Islamit në popull, Islami është këtu për të qëndruar në Francë. Ky është grupi i dytë më i madh fetar në vendin tonë.     
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit