Autoritetet e Francës thonë se 1193 vetura të parkuara ishin përfshirë nga zjarri gjatë natës së Vitit të Ri 2013, në gjithë Francën.
Ministri i brendshëm, Manuel Valls, tha se vandalët ishin ata që duhet fajësuar për djegien e makinave.
Sipas tij, ka pasur përleshje të policisë me personat që shkaktonin probleme në qytetet Strasburg dhe Mulhuz dhe se janë arrestuar 339 vetë.
Kjo ishte hera e parë në tri vitet e fundit që numri i makinave të djegura është rritur.
Raportohet se qeveria e ish presidentit Nicolas Sarkozy, e kishte ndalur publikimin e numrit të makinave të dëmtuara, me qëllim që ta reduktoj kujdesin e mediave ndaj vandalëve./BS/kohaislame