Ushtarët e fundit luftarakë të Francës kanë lënë dje Afganistanin.
Largimi i tyre vjen dy vjet para se trupat luftarake NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, të përfundojnë misionin në këtë vend.
Francës tani i kanë mbetur rreth 1,500 trupa joluftarake në Afganistan. Ato do të qëndrojnë aty gjatë 2013-ës, për të trajnuar ushtarët afganë.
Pas kësaj date, vetëm disa qindra ushtarë francezë, të përfshirë në bashkëpunim ose misione trajnuese, do të mbeten në Afganistan. /BS/kohaislame