Trupat franceze do të fillojnë të tërhiqen nga Mali brenda disa javëve, deklaroi të mërkurën Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të televizionit francez.
Situata në vend u përkeqësua në fund të vitit të kaluar, kur një grup kryengritesish nga veriu i vendit, qe supozohej te jene të lidhur me “Al Qaeda-n”, filluan një ofensivë në jug të vendit për të marrë më pas të gjithë territorin e Malisë nën kontroll. Pas kësaj Franca dërgoi trupat e veta ushtarake në Mali për të ndihmuar autoritetet lokale të rimerrnin kontrollin mbi veriun e vendit. Të njëjtën gjë bënë edhe disa perendimore dhe shtetet afrikane. Si përfundim, kryengritesit pothuajse u dobesuan dhe humbën kontrollin ndaj shumices se qyteteve të mëdha të Mali-së. Edhe pse burime te shumta përmendin se disa prej qyteteve në veri të vendit asnjëherë nuk janë kontrolluar nga aleatët ndërkombëtar dhe afrikan. Si të tilla ato paraqesin gjithmonë mundësinë për një rimësymje në drejtim të Jugut.