Franca ka në plan të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga Mali në mars. Kjo u deklarua nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Laurent Fabius.
Aktualisht numri i trupave të këmbësorisë së Francës në Mali është gati 4.000. Operacioni antiterrorist në shtetin e Afrikës Perëndimore filloi më 11 janar dhe u quajt “Serval”.
Konflikti në Mali shpërtheu në pranverën e vitit 2012, kur një grup ushtarakësh organizoi një kryengritje të armatosur në kryeqytetin e vendit, Bamako. Nga puçi përfituan Tuaregët dhe grupet e armatosura të islamikëve që veprojnë në veri.