Një lider tjetër që e ka vlerësuar situatën në Siri është edhe Presidenti i Francës, Oland.
“Eshtë e pamundur një zgjidhje politike në Siri pa u larguar nga pushteti nga Beshar Esadi”, ka thënë Presidenti francez, Fransua Oland (François Hollande).
“Oland i ka dhënë përkrahje të plotë përfaqësuesit të ri të OKB-së”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Pallati Elize pas takimit dypalësh me Përfaqësuesin e ri të Posaçëm të Përbashkët të OKB-së dhe Ligës Arabe, El-Ahtar el-Ibrahimi.
“Franca i kushton një rëndësi të madhe ndërtimit të një Sirie të re, të lirë, demokratike dhe që respekton të gjitha komunitetet”, thuhet në vijim të komunikatës./trt/kohaislame