1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Franca nis ofensivë të madhe në Mali

Më të lexuarat

Një forcë ushtarake prej 1,000 ushtarëve francez ka filluar një spastrim etnik në Gao, qytet i cili mendohet të jetë një bazë logjistike për forcat e armatosura myslimane.

Operacioni Gustav, njëri prej veprimeve më të mëdha të Francës që prej ndërhyrjes së saj kundër kryengritësve në janar, do të përfshijë dhjetëra tanke, helikopterë dhe avion telekomandues, tha gjenerali Bernard Barrera, komandant i forcave franceze në Mali.

Gao, qyteti më i madh në verilindje të Malit, ishte një bastion i Lëvizjes për Njëshmëri dhe Xhihad në Afrikën Perëndimore (MUJAO). Kjo lëvizje pushtoi veriun e vendit, dhe e mbajti atë nën kontroll deri në muajin janar.

Gao, 1,200 kilometra nga kryeqyteti Bamako, vuajti pasojat e bombardimeve që shkaktuan qindra viktima, dhe u bë skenë e përleshjeve të dhunshme ndërmjet forcave franceze dhe xhihadiste.

Franca thotë se do të fillojë tërheqjen e 4,000 trupave të saj në fund të prillit, dhe planifikon të largohet kjo “mbështetje”.  /mszh/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit