Në takimin mes Hollande-Al Sani u diskutuan çështjet si marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rrugët për mbështetjen e këtyre marrëdhënieve dhe çështje të tjera si zhvillimet dhe sigurimi i interesave strategjike të përbashkëta.
Franca ka nënshkruar një marrëveshje me Katarin për shitjen e 24 avionëve luftarakë të tipit Rafale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, presidenti francez, Francois Hollande është takuar në Doha të Katarit me Emirin e Katarit, Temim bin Hamad Al Sani. Në ceremoninë e mbajtur pas takimit u nënshkrua marrëveshja e cila parashikon që Franca do ti shesë Katarit 24 avionë luftarakë të tipit Rafale
Në takimin mes Hollande-Al Sani u diskutuan çështjet si marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rrugët për mbështetjen e këtyre marrëdhënieve dhe çështje të tjera si zhvillimet dhe sigurimi i interesave strategjike të përbashkëta.
Theksohet gjithashtu se liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe çështje të rëndësisë së përbashkët në arenën ndërkombëtare.
Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të dy liderëve u theksua se vizita e presidenti francez Hollande në Doha do të forcojë akoma edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Gjithashtu në deklaratë është thekuar se me nënshkrimin e marrëveshjes për shitjen e 24 avionëve francezë të tipit Rafale, Katari ka zgjedhur Francën si partner strategjik në fushën e mbrojtjes.
Avionet Rafale të cilët për 27 vjet nuk kanë gjetur blerës për shkak se janë shumë të shtrenjtë dhe të sofistikuar, për herë të parë në muajin shkurt ata iu shitën Egjiptit. Pas Egjiptit edhe negociatat me Indinë dhanë rezultate pozitive, ku u ra dakord për shitjen e 36 avionëve Rafale ndaj këtij shteti. Me marrëveshjen e nënshkruar, Katari është vendi i 3-të që Franca i shet avionë Rafale.