1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Franca mund të ketë regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë

Më të lexuarat

Franca mund të jetë përballur të premten me temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, teksa e gjithë Evropa po përballet me një valë të të nxehtit.

Rekordi aktual është 44.1 gradë Celsius, temperaturë e shënuar më 2003, që ka lënë të vdekur mijëra persona.

Në përgjigjje të kësaj gjendjeje, Shërbimi Kombëtar i Motit në Francë, ka nisur një alarm të kuq të pashembullt në rajonet në jug të shtetit.

Ndërkohë pjesa tjetër e shtetit mbetet në nivelin e dytë të alarmit.

Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë shënuar rekord të temperaturave më të larta të regjistruara në muajin qershor, derisa në Spanjë zjarrfikësit janë duke luftuar me zjarret më të këqija të Katalonjës në 20 vjet.

Meteorologët kanë thënë se një valë e të nxehtit nga Afrika është përgjegjëse për këtë mot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit