Trupat franceze në Mali kanë arritur të marrin kontrollin e aeroportit të Timbuktusë, një nga qytetet kyçe në jug të vendit afrikan.
Sipas AFP-së, trupat franceze dhe maliane nuk kanë hasur rezistencë dhe janë drejtuar për në qytet.
Forcat e kryesuara nga francezët në Mali po avancojnë në ofensivën e tyre nda kryengritësve.
Timbuktuja ka qenë një qendër e rëndësishme islamike nga shekulli i 13 deri në të 17.
700.000 dorëshkrime të kohës kanë mbijetuar deri në ditët tona e gjenden ose në bibliotekat publike ose në duart e koleksionistëve privatë. Për tre xhamitë e tij e 16 varrezat dhe mauzoletë, Timbuktuja iu shtua në vitin 1988 listës së trashëgimisë botërore të Unesco-s. /BS/kohaislame