Franca ka kërkuar që BE të krijojë një fond, për të mbuluar shpenzimet e ndërhyrjeve ushtarake jashtë BE.
Siç njofton Asoshiejtid Pres, vendet e tjera evropiane të cilat prej vitesh po përballen me probleme të mëdha ekonomike, nuk janë shprehur optimiste në lidhej me këtë propozim të Francës, Franca e cila prej disa vitesh po kryen ndërhyje ushtarake në Afrikë, është e vendosur që këtë propozim ta parashtrojë në takimin e ardhshëm të liderëve të BE. Shefja e diplomacisë së BE, Katrin Ashton, deklaroi në Bruksel se për mënyrën e shfrytëzimit të burimeve financiare të BE, duhet të marrin vendim 28 vendet anëtare të këtij unioni.