Franca përfitoi një kontratë me vlerë mbi një miliard euro me Arabinë Saudite për modernizimin e katër luftanijeve dhe dy naftëmbajtëseve, njoftoi sot në faqen e internetit e përditshmja ekonomike vendase “La Tribune”.
“Sipas burimeve, shoqëria ODAS nënshkroi në gusht me Riadin një kontratë (…) më vlerë mbi një miliard euro për modernizimin e katër luftanijeve të tipit ‘Al Medinah’ dhe dy naftëmbajtëse ‘Boraida’ të përdorura gjatë periudhës 1985-86”, theksohej në faqen e internetit të së përditshmes ekonomike franceze.
“Kontrata do të hyjë në fuqi që nga data 1 shtator”, theksonte “La Tribune”./trt/kohaislame