1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Foxconn mbyll fabrikën pas një zënke mes 2000 punëtorëve

Më të lexuarat

Foxconn ka mbyllur një fabrikë në Taiyuan, Kinë, e cila ka në punësim 79 000 njerëz, pas një përleshje masive që filloi mes 2 000 punëtorëve të saj.

Bloomberg raporton se nga përleshja mbetën 40 njerëz të plagosur dhe disa punonjës u arrestuan. Sipas uebfaqes përleshja shpërtheu mes grupeve rivale të punëtorëve në një konvikt, që operohet nga një kompani e palës së tretë.

Ndërsa incidenti nisi fillimisht në orën 23:00, përleshja u përhap gradualisht deri sa situata u vu nën kontroll nga policia në orën 03:00 të mëngjesit. Në kulmin e zënkës janë përfshirë afërsisht rreth 2.000 njerëz.Një zenkë goxha e madhe.

Rrjedhimisht fabrika u mbyll në orën 05:00, duke ndaluar plotësisht prodhimin. Louis Woo, zëdhënës i Foxconn, tha për Bloomberg se kompania dëshironte “tu jepte njerëzve kohën që të qetësohen”, një gjë që me sa duket ishte e nevojshme.

Nuk dihet se kush ishin arsyet që shkaktuan mosmarrëveshjet. Ndërkaq spekullohet se nxitje kanë qenë kushtet e këqija të punës. Për më tepër mendohet se ka më shumë të ngjarë të ketë qenë një çështje personale që doli jashtë kontrollit. Më e rëndësishmja, sigurisht është fakti që ajo mbaroi.

Nuk është akoma e qartë se çfarë prodhohet në këtë fabrikë. Woo nuk pranoi të komentojë për Bloomberg nëse iPhone 5 po prodhohet aty apo jo, por analistët mendojnë se kjo është një fabrikë e prodhimit të konsoleve Nintendo Wii.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit