KUJDES! PAJME TË RENDA! (+18)
Prindërit e dy vogëlushëve, trupat e të cilëve dolën në një plazh në Turqi, u rrëzuan nga dhembja dhe ezaurimi pasi iu dhanë lamtumirën e fundit fëmijëve në një morg lokal.
Vogëlushët Galip, 5 vjeç, dhe Aylan Kurdi, tre, ndodheshin në një varkë të mbingarkuar me refugjatë, të cilët largoheshin nga lufta në Siri, kur ajo u fundos pak larg ishullit grek Kos pas një udhëtimi tepër të rrezikshëm.
Prindërit e tyre ndodhen ndërmjet katër të mbijetuarve, ndërsa fëmijët e tyre nuk kishin xhaketa shpëtimi dhe nuk ia dolën që të mbijetonin.