1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fotot shokuese të marinsave amerikanë në Irak

Më të lexuarat

Foto shokuese të ushtarëve amerikanë duke djegur trupa të civilëve irakianë janë publikuar ditën e mërkurë. Pamjet janë jashtëzakonisht të rënda dhe mendohet se janë shkrepur në Falluxha gjatë vitit 2004.
Dy prej fotove tregojnë një marins duke hedhur benzinë mbi trupin e një burri të vdekur e më pas shihen eshtrat në flakë. Dy të tjera tregojnë trupin e karbonizuar pas djegies.
Imazhet e tmerrshme janë ekskluzivitet i faqes TMZ që ia ka dorëzuar këto imazhe Pentagonit javën e kaluar. TMZ bën të ditur se Komanda Qendrore po i analizon pamjet dhe do të nisë hetimet.

Shumë nga fotot, përfshirë njërën ku një qen po ha trupin e një burri, nuk janë publikuar pasi TMZ i ka konsideruar tepër të rënda për publikun.
iraq-soldier-bodies-on-fire-marine-investigation-photos-0-480w iraq-soldier-bodies-on-fire-marine-investigation-photos-01-480w iraq-soldier-bodies-on-fire-marine-investigation-photos-04-480w iraq-soldier-bodies-on-fire-marine-investigation-photos-06-480w marins-falluxha marins-falluxha1 marins-falluxha2 marins-falluxha3
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se fotot tregojnë se është shkelur Kodi Ushtarak, i cili nënvizon se nuk duhet abuzuar me eshtrat e të vrarëve.
Komandanti Bill Speaks, nga Sekretariati i Mbrojtjes, tha për ‘Daily Mail’ se ka nisur hetimi për vërtetësinë e fotove, rrethanat në të cilat janë bërë dhe identifikimin e marinsave të përfshirë. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit