Fotoja e një gruaja myslimane duke ndihmuar një zonjë të vjetër që u rrëzua në një autobus në Londër ka marrë më mijëra shpërndarje në median sociale.
Gruaja e panjohur pa udhëtonte me autobusin E17 në Londrën lindore kur një 84-vjeçare u rrëzua, ndërsa gruaja myslimane e ndihmoi duke i lëvizur kokën nga dera e hekurt duke i dhënë ndihmën e parë.
Hamza O Bakri, që bëri foton tregoi edhe ngjarjen, shkruan The Independent.
“Zonja 84-vjeçare u rrëzua pranë derës dhe gruaja myslimane jo vetëm e ndihmoi, por edhe i mbajti dorën duke e ndihmuar atë për 20 minuta derisa arriti ambulanca”.
Postimi u shpërnda mbi 41,000 herë.
Një komentues shkruante: “Unë mendoj që njerëzit e Britanisë së Madhe duhet të zgjohen, nuk është feja që shkakton luftëra, por politika. U uroj shërim të shpejtë zonjës”.
Bethany Roberts shkruan: “Njerëzit duhet ta kuptojnë se terroristët nuk janë myslimanë. Myslimanët e vërtetë janë një komunitet shumë i këndshëm”.
Shumica e komentuesve shkruanin se ky “është Islami i vërtetë”.
Sipas Hamzait, shoferi i autobusit kaloi mbi në kanal, çka shkaktoi që autobusi të tronditej dhe gruaja të rrëzohej.
Krimet islamofobe janë rritur me pesë herë pas sulmit në Urën e Londrës.
Numri i sulmeve raciste tre ditë pas ngjarjes së Urën e Londrës arriti deri në 54 raste, me një rritje prej 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar, shkruan The Independent.