Me siguri nuk ka njeri që përdor kompjuter dhe të mos e ketë parë fotografinë e mësipërme. Eshtë fotografia e quajtuar “Bliss” e autorit Charles O’Rear.
Por përse përbën lajm kjo gjë?
Kjo fotografi e Charles O’Rear mban titullin “Fotografia më e shikuar në botë”, shkruan Albeu
Sipas blogut fotografik “Mortenlindholm”, kjo fotografi është parë më shumë se çdo fotografi tjetër.
E realizuar në vitin 2002, ajo u përhap në të gjithë botën si background e desktop-it të kompjuterave personal të Microsoft.
O’Rear, fotografinë e ka realizuar gjatë pushimeve të luginën Napa të Kalifornisë, ndërsa asnjëherë deri më tani nuk është publikuar se sa ka paguar Microsoft për këtë fotografi.KOHAISLAME