1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Foshnja më e vogël në botë lëshohet nga spitali në Japoni

Më të lexuarat

Mediat japoneze raportojnë se djaloshi më i vogël në botë është i gatshëm të shkojë në shtëpi.

Ryusuke Sekino ka arritur në 3,37 kilogramë pasi kaloi pesë muaj në spitalin qendror të distriktit Nagano në Japoni, shkruan agjencia e lajmeve Kyodo.

Kur u lind foshnja peshonte vetëm 258 gramë.

Nëna e Ryusuke, Toshiko Sekino, tha se djali i saj dukej aq i brishtë pas lindjes saqë “ajo nuk ishte e sigurt se si ta prekte atë”.

Mjekja Takehiko Hiroma tha se kishte vështirësi në trajtimin mjekësor të “foshnjës më të vogël”.

“Sepse, menjëherë pas lindjes, enët e gjakut ishin shumë të holla për të përballuar infuzionin”, tha ajo.

Ryusuke për 10 gramë theu rekordin e foshnjës më të vogël të lindur në Tokio në muajin gusht të vitit të kaluar.

“Shkalla e mbijetesës e foshnjave të lindura që peshojnë më pak se 1 kilogram është rreth 90 për qind në Japoni, por shkalla e mbijetesës së foshnjave të lindura që peshojnë më pak se 300 gramë është e ulët, sidomos për meshkujt”, raporton Kyodo.

Agjencia e lajmeve citon regjistrin për foshnjat më të vogla të universitetit amerikan në Iowa, sipas të cilit rekordin paraprak për foshnje më të vogël e mbante një djalosh i lindur në spitalin universitar Keio i cili peshonte 268 gramë.

Foshnja Ryusuke u lëshua nga spitali në 20 shkurt.

Foshnja “më e vogël e botës” do të shkojë në shtëpi, ndërsa njëkohësisht do të evidentohet listën e faqes së internetit të Regjistrit Japonez të foshnjave më të vogla, që ka të regjistruar 25 foshnje anekënd botës që kanë peshuar më pak se 300 gramë kur kanë lindur, e që kanë mbijetuar. Në mesin e tyre, gjashtë foshnje janë djem./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit