0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Formulë se si të jetosh suksesin tënd

Më të lexuarat

nga Erduan Kllobucishta

Defino Suksesin tënd
Nëse ti do të arrish të bëhesh dikushi në jetë së pari duhet të definosh saktësisht se çfarë do të arrish. Mund të përpiqesh gjithë jetës tënde dhe vjen një moment ku pyet veten se për çfarë jam përpjekur deri tani! Suksesi nuk ka të bëj me faktin se sa para ke, padiskutim që paratë janë një tregues i asaj se sa ke arritur, por sukses do të thotë se sa vlera ke ndërtuar si njeri, se çfarë mendësie ke ndërtuar për jetën tënde. Sukses do të thotë që në çastet më të vështira të jetës tënde ti mer vendimin e duhur. Më mirë humb kohën duke gjetur metodologjinë e arritjes, bëj plane, krijo strategji, bëj përpjekje pastaj prit rezultate, ndonjëherë rrezultatet arrihen pas shumë kohësh por ti prit. Ndonjëherë gjërat na vinë në momentin kur ne na duhet më së shumti.

Mer guximin të marësh vendime në jetë
E gjitha jeta jonë është e përbërë nga marrja e vendimeve dhe përcaktimi i duhur i tyre. Është e lehtë të marësh vendim, por e vështirë të jetësh me vendimet që ke marë në jetë. Çdo hapi i joni është formuar nga marja e vendimeve. Shikoji vendimet në bazë të nevojshmërisë së momentit tënd, në bazë të nevojave që të rrethojnë ne realitetin ku je dhe vendin ku je. Ti smund të marësh vendimet për të ardhmen tënde duke jetuar në të ardhmen. Ti mund të krijosh plane, mund të krijosh strategji, por vendimet meren sot që e ardhmja jote të ketë efektin e duhur. Shiko me kë rri pjesën më të madhe me shoqërinë, thonë se ti je mesatarja e e pesë personave që ti shoqërohesh. Shoqëria ndikon në vendimarjen tënde. Nëse shoqëria të ndihmon të marësh vendime pozitive duke të dhënë informacion dhe gjykim në mënyrë të ftohtë je në shoqërinë e duhur.

Gjej inspirim dhe motivacionin e duhur
Shumica e njerzve kane simptoma neurotike sepse nuk kanë gjetur mënyrën se si ti zgjedhin problemet e tyre. Ato janë të frustruar, ndjekin një linjë të caktuar në jetë duke mos tentuar që të gjejnë një rruge që të shprehin kreativitetin e tyre. Qëllimet e mëdha arrihen në bazë të motivimit dhe inspirimit në jetë. Shiko se çfarë të lë vonë pa gjumë dhe do kuptosh me mijra arsye të mos inspirimit apo se çfarë të motivon realisht.

Krijo zakone që përforcojnë qëllimet e tua
Çdo sukses dhe arritje në jetë vjen si rrezultat i disiplinës. Nuk mund të kesh sukses vetëm me idene se dua të arrij diçka në jetë. Puna është ajo që definon njeriun që është i sukseshëm me atë që është i dështuar. Zakonet e përditshme sado të vogla që të jenë ato përfocojnë qëllimin final të suksesit tënd. Një veprim i përsëritur përforcon njohuritë në një fushë të caktuar.

Gëzohu ndaj arritjeve të vogla

Problemi me shumicën e njerëzve është se ato quajne arritje vetëm kur kanë kapur peshkun e madh. Pranvera nuk vjen me një lule por fillon me një të tillë. Arritja e projekteve të vogla janë tregues i asaj se sa mund të përballosh sukseset dhe projektet e mëdha në jetë. Sado që të jetë arritja jote, është tregues se përpjekjet e tua nuk vajtën huq. Lumturia e vërtetë fillon me të kënaqurit e asaj që ke sado që të jetë ajo.

Ndalo me zvaritjen e gjërave
Të githë duan të kenë. Dikush para, dikush famë, dikush makinë luksoze, dikush vajzën më të bukur etj. Nuk ka asgjë të keqe në të paturit këto kënaqësi. Problemi qëndron tek të paturit dëshira dhe mos marrja e iniciativës e të arriturit të atyre gjërave. Dëshirat pa veprime janë thjesh ideale të pa shkruara. Të përballesh me gjërat që të vinë në jetë është faktor që të përforcon jetën tënde duke të dhënë përvojë. Disa njerëz i zvarisin gjërat sepse janë të lodhur, dikush të konsumuar, e dikush thjesht se përton. Sa më shumë i zvarit gjerat aq më shumë pakësohet koha që të marësh vendime të duhura.

Ndalo se pari suksesin si një destinacion të pa arritshëm.
E gjitha fillon mes asaj që qëndron mes veshëve, pra mëndjes. Të krijosh një mentalitet ndryshe nga të tjerët është gjë e rrezikshme për realitetin tonë. Është e vërtetë që të krijosh një mendësi ndryshe nga të tjerët është e vështirë, por ajo është faktori kyç në përcaktimin e fatit tënd. Të krijosh një mendësi ndryshe nga të tjerët do të thotë ti shikosh dhe ti gjykosh gjërat ndryshe nga realiteti në të cilën je. E gjitha fillon me idenë nëse mund apo smund ta arrij. E pamundur është vëtën në fjalorin e ziliqarit, xhelozit, të paditurit.

Përcakto qëllimet që ti do në jetë sipas definicionit tënd
Përcakto suksesin tënd sipas pasionit tënd. Populli thotë pyet njëmij vet dhe bëj siç di vet. Po e vërtetë, ti informohu nga të tjerët por mos lejo që dikush të të çorientoj në drejtim të gabuar. Shumica e njerëzve që këshillojnë zakonisht projektojnë mangësitë edhe pamundësitë e tyre për ti realizuar gjerat. Të lejosh dikush të mer jetën tënde duke të treguar se çfarë është vendimarja, të ka futur në thellsi të detit ku errësira është e madhe. Jeto dhe mer vendime, sido që të jetë rezultati kënaqu me atë, ndryshoje rrezultatin derisa të arrish atë që do në jetë. I pasur nuk është ai që numron sa pasuri ka, por ai që vendos standarte të duhura në jetën e tij./bussinessmag.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit