0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Format e sëmundjeve reumatike

Më të lexuarat

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë tek gjinia femërore.

Të gjitha format e sëmundjeve reumatike,duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza,nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe.
Prandaj, është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë dhe t’i kushtohet rëndësi shenjave të para. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin
1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

Sporti mban larg reumatizmin.
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun.
Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin.
Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit