5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Forma e fshehtë e depresionit

Më të lexuarat

Maskimi i depresionit pas një buzëqeshjeje është i mundur, madje edhe i përhapur.

Quhet Smiling Depression, depresioni i qeshur, ndonëse në fakt nuk do të thotë se këta persona që e kanë vuajnë më pak, por thjesht është më e vështirë që ky shqetësim psikologjik të identifikohet tek ta.

Termi që përdoret nuk është teknik për psikologët, për të cilët ai që i afrohet më tepër është termi depresion atipik.

Sipas kërkueses Olivia Remes së Universitetit të Cambridge, njerëzit që jetojnë me këtë gjë, zakonisht nuk lenë asnjëherë përshtypjen se mund të kenë ndonjë motiv për të qenë të trishtuar.

Sipas saj janë kryesisht njerëz që kanë një karrierë, shtëpi, fëmijë, partner, zhvillojnë biseda të këndshme, por jo vetëm. Shpesh ndjehen vetëm dhe sforcimet që bëjnë për të vazhduar me këtë maskim i bën të jenë tej mase vulnerabël dhe të brishtë.

Sipas kërkueses, kjo gjendje shqetësuese e fshehtë është mjaft e përhapur dhe prek në Britaninë e Madhe 15-40% të atyre që vuajnë nga depresioni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit