3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Forcohet flota ruse në detin e Zi

Më të lexuarat

Ushtria ruse për tu përballur me kërcënimet e NATO-s ka vendosur të forcojë flotën e saj në detin e Zi.

Burime nga ministria e mbrojtjes e Rusisë thonë se kjo ministri ka në program të forcojë flotën e saj në detin e zi dhe të pajisë marinsat me mjete moderne me qëllim përballjen me kërcënimet e NATO-s.
Ushtria dhe flota ruse në jugperëndim të vendit në përgjigje të pranisë së NATO-s në rajon do të pajisjet me mjete dhe armatime moderne dhe të sofistikuara.
Nga ana tjetër Presidenti polak, Andrzej Duda, i ka bërë thirrje NATO-s për vendosjen e një numri “të konsiderueshëm” të trupave dhe pajisjeve në Evropën Lindore, me qëllim të mbrojtjes së Polonisë dhe rajonin nga një Rusi më agresive. “
Çështja është se trupat e NATO-s duhet të jenë të vendosura dhe të shihen”, ka thënë Duda gjatë një vizite që të hënën ia ka bërë selisë së NATO-s në Bruksel.
Polonia do të jetë organizatore e samitit të ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik dhe Duda ishte i qartë në shpresën e tij, se liderët e aleancës do të vendosin gjatë samitit për një stacionim më afatgjatë të trupave të NATO-s në vendin e tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit