3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Forcimi i paqes dhe stabilitetit, prioritet i Kroacisë dhe Shqipërisë”

Më të lexuarat

Qëndrimi i dy ministrave është se aleanca mes dy vendeve është me rëndësi strategjike dhe paralajmëruan se në të ardhmen e shpejtë do të nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Davor Ivo Stier ka pritur sot homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, i cili qëndron për vizitë dyditore në Kroaci. Të dy ministrat theksuan se qëllimi i tyre i përbashkët është forcimi i stabilitetit në rajon përmes afrimit të shteteve drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëndrimi i dy ministrave është se aleanca mes dy vendeve është me rëndësi strategjike dhe paralajmëruan se në të ardhmen e shpejtë do të nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik, qëllimi i së cilës është stabiliteti në Evropën Juglindore.

Ministri kroat Stier theksoi se Kroacia partneritet të ngjashëm strategjik dëshiron të realizojë me Malin e Zi, ku për këtë qëllim nesër në Split mbahet takimi trilateral Adriatik. Në takimi ministror sot u dakordua edhe implementimi i marrëveshjes për partneritet evropian mes Kroacisë dhe Shqipërisë. “Kroacia i jep mbështetje të plotë Shqipërisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Stier.

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka një pajtueshmëri njëqind për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe mbështet përpjekjet e Shqipërisë për reformën në sistemin e drejtësisë.

Pyetjen për bashkëpunimin me administratën e re amerikane të presidentit Trump, Stier iu përgjigj se bashkëpunimi i Kroacisë me SHBA-të do të vazhdojë në kuadër të NATO-s me qëllim të stabilitetit të Evropës Juglindore.

“Sigurisht se zhvillimet e ndryshme të situatave në kontekstin evropian dhe botëror do të kenë ndikim në rajonin tonë. Megjithatë, ajo që mbetet e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kroacisë përmes partneritetit strategjik është që sa më shumë të bashkëpunohet në mënyrë që sa më shumë dhe sa më parë të afrohet momenti i anëtarësimit të të gjitha shteteve të rajonit në BE dhe NATO”, tha ministri Bushati.

“Shqipëria dhe Kroacia janë dy vende që kanë pasur shumë dobi nga mbështetja e SHBA-ve, si dhe në demokratizimin e shoqërisë, ashtu edhe në procesin e anëtarësimit në NATO”, vlerësoi Bushati. Ai vuri në dukje se Shqipëria dhe Kroacia japin kontribut ndaj stabilitetit të rajonit përmes luftës kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të dhunshme ideologjike.

“Ne fuqishëm vlerësojmë praninë e SHBA-ve në këto hapësira, shumë mirë bashkëpunojmë me këtë vend dhe dëshirojmë që këtë bashkëpunim ta përmirësojmë”, tha Bushati.

Forcimi i stabilitetit dhe demokratizimi i shteteve të rajonit për përmirësimin e perspektivës për hyrjen e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian është qëllimi i përbashkët i Shqipërisë dhe Kroacisë, u shpreh Bushati. Ai falënderoi autoritetet kroate për angazhimin që bëjnë lidhur me statusin e pakicës shqiptare në Kroaci. Shqipëria sot hap konsullatën në Varazhdin. Kroacia dhe Shqipëria, të cilat janë anëtare të NATO-s, sivjet shënojnë 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit