Ushtarët izraelitë nuk i japin fund sulmeve ndaj palestinezëve.
Ushtarët izraelitë nuk i japin fund sulmeve ndaj palestinezëve.
Ndërkohë që vazhdojnë shtypjet përreth Xhamisë Al-Aksa, policia izraelite vrau dy palestinezë në kufirin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë gjuajtën me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që protestonin në kufirin e Gazës.
Në zjarrin e hapur nga policët izraelitë humbi jetën një palestinez 16 vjeçar.
Të rinjtë palestinezë prej kohësh protestonin në zonat kufitare bllokadën që Izraeli zbaton ndaj Rripit të Gazës.
Rripi i Gazës ku jetojnë afërsisht 2 milionë palestinezë, që nga viti 2006 është nën bllokadën tokësore, detare dhe ajrore të Izraelit.
Kurse në Bregun Perëndimor, i riu palestinez 23-vjeçar, u gjuajt dhe vra nga ushtarët izraelitë përpara një vendbanimi çifut në afërsi të qytetit Bejtylahim.
Forcat izraelite, me pretendimin “do bënin sulm me thikë” shpeshherë sulmojnë të rinjtë palestinezë.