Nevaf Ahmed el-Attar, palestinezi 20 vjeçar i cili peshkonte në kufirin detar verior të Gazës, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit
Forcat izraelite kanë martirizuar një peshkatar palestinez në ujërat e Rripit të Gazës së rrethuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Nevaf Ahmed el-Attar, palestinezi 20 vjeçar i cili peshkonte në kufirin detar verior të Gazës, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët e Izraelit. Ministria nuk ka publikuar ndonjë informacion tjetër.
Izraeli mban nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazë ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë që nga viti 2006.