Nga ushtria izraelite bëhet e ditur se palestinezët janë arrestuar për pretendimet “për përfshirje në aktivitete terroriste”
KUDS (AA) – Forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 15 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe një gazetar, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ushtria izraelite bëhet e ditur se palestinezët janë arrestuar për pretendime “për përfshirje në aktivitete terroriste”.
Burime palestineze konfirmuan se në mesin e të arrestuarve është edhe Ali Dar Ali, gazetar në një televizion lokal.
Ai është gazetari i tetë palestinez që është arrestuar në dy javët e fundit.
Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, nën arsyetime të ndryshme, kryejnë bastisje dhe arrestojnë palestinezë.
Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, ndërsa në mesin e tyre janë 50 gra dhe rreth 300 të mitur.