2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Forcat izraelite arrestojnë 14 palestinezë

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 14 palestinezë në Bregun Perëndimor që është nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 14 palestinezë, me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste'”.

Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë që ndodhen në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor nën pushtim, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 6 mijë e 500 palestinezë, prej të cilëve 300 fëmijë, 62 gra, 12 deputetë dhe 450 të burgosur administrativë.

Me praktikën e quajtur “burgosje administrative” Izraeli mund të burgosë palestinezët nga 1 deri në 6 muaj. Në qoftë se vendoset se i burgosuri paraqet “rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak pa iu atribuar veprës penale, mund të zgjatë kohën e burgimit deri në 5 vite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit