1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Forcat e Armatosura gjermane vendosin të punësojnë imamë për muslimanët në ushtri

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura gjermane për të mundësuar që muslimanët brenda ushtrisë të përmbushin lehtësisht obligimet fetare për herë të parë në historinë e saj kërkojnë të punësojnë imamë.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild” pohohet se lajmi që ushtria kërkon imamë për muslimanët të cilët kanë një rritje në numrin e tyre në ushtri është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.
 
Sipas lajmit të gazetës theksohet se nevoja për marrjen e imamit në ushtri për ushtarët muslimanë ka lindur si pasojë se një në çdo pesë ushtarë në ushtrinë e Gjermanisë është me status emigranti dhe gjithashtu fakti se në përgjithësi përbëhet nga muslimanët.
 
Në lajmin ku theksohet se për shkak të besimeve të ndryshme në fenë islame nuk ka qenë e lehtë për të gjetur imam, pohohet gjithashtu se për këtë arsye në një qendër të ngritur në qytetin Koblenz është ngritur një Qendër e Këshillimit për ushtarët e besimeve të ndryshme.
 
Ndërsa në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes, theksohet se çdo ushtarë ka të drejtë të kryejë adhurimet jo-shqetësuese të tij fetare dhe të marrin mbështetje për besimet e tyre.
 
Në vitin 2011 në Gjermani Organizatat e shoqërisë civile të udhëhequr nga Këshilli Islam i Gjermanisë dhe Këshilli i muslimanëve në Gjermani kishin bërë një kërkesë ushtrisë Gjermane për punësimin e një imami.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit