2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Forcat amerikane sulmuan në Libi dhe Somali

Më të lexuarat

Raportohet se forcat speciale të Shteteve të Bashkuara i kanë lansuar dy sulme kundër liderëve të dy grupeve luftarake në Afrikë.

Pentagoni ka njoftuar se në Libi, forcat amerikane e kanë zënë personin Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, i njohur me nofkën e tij, Anas al-Libi.

Ai është person i kërkuar në Shtetet e Bashkuara, SHBA-të e akuzojnë atë për sulmet me bomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, në vitin 1998. Nga këto sulme ishin vrarë 224 vetë, transmeton REL.

Të afërmit e liderit al-Libi thanë se ai ishte zënë dje afër shtëpisë së tij në kryeqytetin Tripoli të Libisë.

Në Somali, forcat amerikane gjithashtu e kanë ndërmarrë një sulm të fortë në kërkim për ta zënë liderin e grupit Al-Shabab, por ky operacion ka dështuar.

Zyrtarët brenda Somalisë thanë se forcat ndërkombëtare ushtarake e kanë kryer një sulm të shtunën herët në mëngjes, në qytetin Barawe.

Ky aksion u bë disa javë pasi pjestarët e grupit Al-Shabab morrën peng qendrën tregtare Westgate në kryeqytetin Najrobi të Kenias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit