3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fondi për veriun, a është vulosja e autonomisë?

Më të lexuarat

Nëse është e vërtetë ajo që e thotë kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, se të hyrat në pikat doganore në veri (1 dhe 31) do të krijohet në një fond i veçantë që do të shfrytëzohet vetëm për nevojat e serbëve në veri, atëherë marrëveshja e djeshme në Bruksel, ka legalizuar autonominë për veriun.
Kështu të paktën mendojnë përfaqësuesit e opozitës, por edhe analistët politikë të Kosovës. Sipas tyre, fondi i veçantë për veriun, tejkalon kompetencat e Prishtinës zyrtare dhe legalizon atë që quhet ekstraterritor, shkruan Zëri.

Mirëpo, kryeministri Hashim Thaçi ka mohuar se fondi do të krijohet nga të hyrat në veri. Madje Thaçi ishte optimist se me marrëveshjen e djeshme edhe strukturat paralele në veri kanë marrë fund.

Sidoqoftë, për të qartësuar këtë marrëveshje, opozita kërkon nga kryeministri Thaçi, që të raportojë në Kuvend për detajet e marrëveshjes së fundit, pasi që deklaratat e tij dhe të homologut serb janë shumë kontradiktore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit