9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare ka ndihmuar 150 mijë muslimanë të Arakanit

Më të lexuarat

BALUKHALI (AA) – Një pjesë e madhe e aktiviteteve për ndihmë të muslimanëve të Arakanit të cilët kanë ikur nga Mianmari dhe janë strehuar në Bangladesh realizohen nga Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare (TDV). TDV deri më sot ka ofruar ndihma të ndryshme për 150 mijë persona, duke filluar nga rrobat, hapja e puseve të ujit e deri në ndërtimin e mesxhidit, shkruan Anadolu Agency (AA).

TDV me muaj të tërë po zhvillon aktivitete për ndihmë për muslimanët e Arakanit të cilët kanë shkuar në Bangladesh duke ikur nga sulmet e ushtrisë dhe të budistëve fanatikë të Mianmarit.

Më këtë kuadër, nëpërmjet punonjësve dhe vullnetarëve të tij Fondacioni po arrin nëpër kampet e qytetit Cox’s Bazar të Bangladeshit dhe po shpërndan ndihma për personat të cilët janë në gjendje të vështirë.

Sipas informacioneve të zyrtarëve të fondaciont, në kuadër të angazhimeve të tij TDV deri më tani ka shpërndarë 10 mijë e 258 pako ushqimore, 7 mijë pako higjienike, 7 mijë pako të produkteve të kuzhinës, 4 mijë pako të rrobave, 6 mijë materiale strehimi dhe 600 pako të ujit dhe të biskotave.

Në këtë kuadër, rreth 150 mijë persona janë furnizuar nga gjithsejt 37 mijë e 500 pako familjare.

Poashtu për muslimanët e Arakanit janë shpërndarë edhe 5.5 ton mish. Përveç këtyre TDV ka dhuruar bambusë dhe ka ofruar ndihmë për vendosjen e tendave për 500 familje.

Përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemin higjienik

Një nga shërbimet e rëndësishme të fondacionit ishin përpjekjet për ofrimin e kushteve higjienike. Në rajonin ku sidomos qasja në ujë të pastër është e vështirë, uji i pastër nga puset e thella të gërmuara nëpërmjet TDV-së, u vënë në dispozicion të popullatës.

Fondacioni hapi puset e ujit në thellësi prej 120 deri në 200 metra në këtë rajon, ku kishte probleme higjienike për shkak të përdorimit të ujit që buronte nga puset jo shumë të thella. Uji i cili buron nga këto puse, ofrohet në shërbim pasi që të pastrohet me metodën osmozë të kundërt.

TDV me qëllim të formimit të kushteve higjienike po ashtu në vende të ndryshme të kampeve ka vendosur 11 tualete, 8 dush kabina dhe cisterna të kapaciteteve të ndryshme të ujit

“Kur e shohin flamurin tonë thonë “Turushko”

Ndërsa aktiviteti i fundit i TDV-së në kampin i cili ndodhet në Bukhali është shpërndarja e ushqimit. TDV ka shpërndarë ushqim të mbushur në dy kamionë, në të cilin kishte oriz, vaj, thjerrëza, krip dhe erëza të ndryshme.

Eksperti i Shërbimeve Jashtë Shtetit të TDV-së, Abdullah Uçak në një deklaratë për gazetarin e AA-së gjatë shpërndarjes së ndihmave tha se për një ditë kanë shpërndarë 1 mijë pako ushqimore dhe se nga kjo ndihmë janë furnizuar rreth 5 mijë familje.

“Njerëzit këtu tanimë i përvetësuan turqit dhe flamurin turk. Në vendet ku e shohin flamurin tonë bërtasin “Turushko”. “Turushko” në gjuhën vendase do të thotë turk”, thotë Uçak.

“Ne përveç shpërndarjes po arrijmë që të prekim edhe në zemrat e vëllezërve tanë. Kjo mundësi na bën të ndihemi shumë të lumtur”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit