1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

FMN-ja parashikon vështirësi për Londrën, ndërsa bankat përgatiten për zhvendosje

Më të lexuarat

Brexit do të jetë i dhimbshëm, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, sikurse raportet tregojnë se bankat do të zhvendosin vendet e punës nga Londra.

Lagarde mirëpriti fjalimin e kryeministres britanike, në të cilin ajo u shpreh se më pak siguri është padyshim më mirë për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të pjesës tjetër të Europës.

Por, ajo nënvizoi opinionin e FMN-së se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk do të jetë gjatë gjithë kohës pozitive dhe pa vështirësi.

Drejtori ekzekutiv i Bankës HSBC, Stuart Gulliver, tha për Bloomberg se pavarësisht Brexit, Londra do të vazhdojë të jetë qendër globale financiare, por dha një përcaktim të masës së aktiviteteve bankare që do të zhvendosen.

“Aktivitetet që vecanërisht mbulohen prej legjislacionit europian, do të duhet të zhvendosen. Duke parë shifrat tona, kjo shifër përllogaritet rreth 20% e të ardhurave”,- tha Gulliver, i cili drejton bankën e gjashtë më të madhe në botë. Rreth 1000 punonjës do të zhvendosen drejt Parisit.

Grupi i Goldman Sachs, sipas raportimeve, gjithashtu po mendon të zhvendosë vendet e punës jashtë qytetit. Sipas gazetës Handelsblatt, banka po mendon që të shkurtojë përgjysmë rreth 6000 vende pune të vendosura në Londër. Rreth 1000 prej tyre do të vendosen në Frankfurt. Banka zvicerane UBS tha se rreth 1000 nga 5000 punëtorët e vendosur në Londër mund të preken nga kjo, raporton Reuters.

Sipas BBC, papunësia ishte në nivelet më të ulëta të një dekade, me 52 mijë njerëz të punësuar në harkun kohor të tre muajve. Norma e papunësisë së Britanisë ishte në nivelin 4.8%, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave./kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit