0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fluturon nga MPJ-ja?

Më të lexuarat

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë folur gjatë ditës së premte për mundësinë e largimit të Petrit Selimit nga posti i zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Për arsyetim kanë përmendur “çështjen Mali”, por informacioni është demantuar nga Selimi.

Sipas një deputeti të këtij subjekti politik, që është njeri i afërt i kryeministrit Thaçi, Selimi vullnetshëm do ta lëshojë postin. Kjo, pas një informacioni që ka dalë nga dikasteri ku ka funksion, e që thoshte se deklarimet e tij për “njohjen” e Kosovës nga Mali ishin në disharmoni me qëndrimet e ministrit Enver Hoxhaj.
MPJ-ja kishte marrë një qëndrim për të mos u deklaruar rreth kësaj “njohjeje” të Kosovës nga shteti afrikan, edhe pasi zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ua kishte prezantuar medieve një letër si argument për atë që thoshte, shkruan koha.
Selimi, zëvendësministër, kishte shpërfillur qëndrimin. Ai kishte insistuar se Mali ia kishte njohur shtetësinë Kosovës, pavarësisht se ministria e tij e shihte me dyshim procesin lobues në këtë vend. Madje, nuk e kishte ndërruar mendjen, edhe pse autoritetet në Mali kishin përgënjeshtruar Pacollin./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit