Dhuna në Siri nuk ka të ndalur.
Të rritur, gra e fëmijë kanë marrë rrugët e kurbetit për të shpëtuar nga vorbulla e dhunës në Siri.
Pas qyteteve Hama, Humus, Idlib, Lazkije, Dara, Kunejtra, ngjarjet kanë filluar edhe në Halep, qyteti i dytë më i madh i vendit.
Brenda 48 orëve të fundit rreth 1 mijë e 500 sirianë, mes të cilëve ka edhe 46 persona të plagosur në përleshje, kanë hyrë në Turqi nga pika e kalimit kufitar në nënprefekturat Rejhanlli dhe Jajlada të Hatajit.
Mes të ardhurve gjenden edhe 4 oficerë të larguar nga ushtria Siriane bashkë me familjet e tyre.
Të plagosurit në përleshje janë shtruar për mjekim në spitalet e rajonit.
Pas përfundimeve të veprimeve të nevojshme sirianët e ardhur në Turqi u dërguan në kampet e ngritura për refugjatët sirianë në nënprefekturën Xhejlanpinar të Shanlliurfës, kurse ushtarakët dhe familjet e tyre u dërguan në kampin Apajdin të Hatajit.
Numri i shtetasve sirianë që janë strehuar deri tani në Turqi i ka kaluar te 29 mijët./trt/kohaislame