Shamponët, regjeneratorët, xhelët për styling, madje edhe akti i thjeshtë i krehjes dhe tharja e flokëve mund të ndikojnë në pamjen e saj të pajetë dhe dëmtuar të flokut. Por me siguri tashmë keni dëgjuar për dobitë e vajrave natyral për kujdesin e flokëve. Kthimi në natyrë dhe përdorimi i këtyre vajrave të mrekullueshme mund të ndihmojnë transformimin e flokëve tuaja. Disa nga këto vajra madje mund të përdoren edhe për t’u përmirësuar rritja e tyre.
1. Vaji i kokosit
Jo vetëm që aroma e ëmbël e vajit të kokosit nxit menjëherë mendimet për plazhet tropikale, ai po ashtu ka edhe dobi të pabesueshme për shëndetin e flokëve.
-Vaji i kokosit është mënyrë e natyrale për ta siguruar lagështisë dhe për t’ia kthyer shkëlqimin flokëve.
-Është burim i pasur i vitaminave E, një nga vitaminat më të rëndësishme për rritjen e shëndetshme të flokëve.
-Veprimi i mikroorganizmave në skalp të kokës dhe maje të flokëve është një nga shkaqet më të mëdha të humbjes së flokëve. Acidet, respektivisht komponimet që gjenden në vajin e kokosit veprojnë kundër mikroorganizmave, çka vajin e kokosit e bën tretman efektiv kundër humbjes së flokëve.
-Vaji i kokosit është i mbushur me yndyra të ngopura që depërtojnë thellë në kokë për tu parandaluar dhe reduktuar zbokthi.
Mënyra më e fikas për aplikimin e vajit të kokosit është ta masazhoni në rrënjë dhe kokë, ndërsa pastaj me gishta deri te majat e flokëve, rreth 30 minuta para se të bëni dush. Shpërlani me ujë të ngrohtë dhe shampon natyral.
2. Vaji i ullirit ekstra virgjrin
Të gjithë e kemi përdorur vajin e ullirit për zierje dhe mëlmesuar sallatat, por a e keni ditur që vaji i ullirit ekstra virgjrin po ashtu mund të ndihmojnë flokët tuaja? Ngjashëm edhe si vaji i kokosit, vaji i ullirit ushqen, lagështon dhe forcon flokët, ndërsa po ashtu redukton humbjen dhe zbokthin e tij.
Provoni këtë tretman të thjeshtë me vaj ulliri për arritjen e flokëve të bukur në shtëpi.
1. Mbushni një gjysmë gotë me vaj ulliri ekstra virgjrin dhe disa pika vaj eterik siç janë livanda ose rozmarina. Tundeni dhe përzini mirë dhe lëreni të qëndrojë në vend të ftohtë dhe të errët 24 orë.
2. Derdhni pak nga kjo përzierje në pëllëmbën tuaj dhe fërkoni me të dy duart.
3. Filloni nga koka, bëni masazh në kokë me lëvizje rrethore duke përdorur gishtat. Kryeni masazhin në maje të flokëve.
4. Mbështilleni kokën me qese plastike dhe lëreni të qëndrojë 30 minuta.
5. Në fund në mënyrë normale shpërlani flokët me shampon.
Vaji argan
Vaji argan është një nga vajrat më të shtrenjtë për flokë, por gjithsesi ia vlen çdo cent. Nxirret nga kokrra e drurit të arganit, i cili është me prejardhje nga Maroku.
Aplikimi i tij është i ngjashëm me shumicën e vajrave tjerë. Lëreni një lugë vaj në duar, fërkoni dhe aplikojeni në flokë duke filluar nga skalpi e deri te majat e flokut. Përdorni krehrin për shpërndarje të njëtrajtshme, nëse është e nevojshme. Mbështillni flokët në peshqir për nj orë, shpërlani me ujë dhe shampon.
Acidet yndyrore e pranishme esenciale do ta forcojnë flokun tuaj duke rezultuar me më pak maje të çara dhe përveç kësaj, burimi i pasur me vitamina E do të ripërtërijë flokët e dëmtuara nga materiet e dëmshme. Po ashtu, vaji i payndyrshëm i arganit do t’ia shtojë shkëlqimin dhe lagështinë pa atë ndjenjën e pakëndshme të yndyrave.
Prandaj, nëse dëshironi të rregulloni dhe përmirësoni pamjen e flokëve tuaja, ndoshta nuk do të ishte keq të provoni një nga vajrat natyral ose përzierjen e vajit për flokët, në vend se të shpenzoni me siguri paratë e njëjta në produkte të ndryshme për flokë që janë të mbushura me kimikate, ndërsa të cilat në fund tregohen jo-efikase./koha/kohaislame