Në kohën kur vetëm se mbahej konferenca ndërkombëtare “Kaptina e mbyllur në Ballkan”, për nder të heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë, lëvizja vetëvendosje kishte organizuar një aksion tjetër .
Në qiellin e hapur të Prishtinës fluturonin mijëra fletushka. Ato mund t’i shihnit në shesh, para Swiss Diamond, aty ku po mbahej konferenca, te NEWBORN, te Bulevardi Bill Klinton, tek korpusi Universitar etj.
“Libri i negociatave 1999-2012”, është mbishkrimi i këtyre fletushkave të lëvizjes Vetëvendosje ku në të janë të cekura datat e takimeve të ndryshme të rëndësishme për Kosovën.
Por sipas Lëvizjes Vetëvendosje, nëpër këto takime vetëm se është bërë shpërbërja e shtetit të Kosovës nëpër negociata me Serbinë. /ndx/kohaislame