3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fletë-arrest ‘fantom’ ndaj Xhezair Shaqirit!

Më të lexuarat

Në stacionimet policore dhe pikat kufitare të Kosovës është shpërndarë një fletë-arrest ‘fantom’ ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Xhezair Shaqiri. “Këtë ma kanë thënë disa të njohur që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, ka thënë Shaqiri për “Tribuna Shqiptare”.

Ekzistencën e fletë-arrestit e ka konfirmuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i ngarkuar me punë në Pikën kufitare në Merdarë.
Por, zyrtarisht Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë mohuar ekzistencën e një fletë-arresti të tillë. Shaqiri thotë se ky fletë-arrest është shpërndarë pas akuzave që i ka bërë i ashtuquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanoviq, për sulmin që ‘Xhezair Shaqiri dhe Eljesa Sherifi e bënë ndaj xhandarëve serbë në Dobrosin të Bujanocit’.
“Në kouhën kur u krye ky sulm unë kam pasur një kontratë pune në një shtet evropian. Gjithashtu edhe Sherifi ka qenë jashtë”, ka thënë Shaqir./tribunashqiptare/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit