0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Flet Ministri i Jashtëm turk: “Trump po punon për ekstradimin e Gylen”

Më të lexuarat

Uashingtoni po punon në ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, sipas ministrit të Jashtëm turk. Këtë gjë mësohet t’ja ketë komunikuar Donald Trump presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan. Kjo pas akuzave se kishte organizuar grusht-shtetin e dështuar më 2016 në Turqi, raporton Reuters.

“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se janë duke punuar në ekstradimin e Gylenit dhe disa personave tjerë.”

Kështu u shpreh Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm në Turqi, duke iu referuar samitit G20 në Argjentinë.

Turqia është në kërkim të ekstradimit të Gylenit, që jeton në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë. Kjo pasi Erdogan e ka akuzuar për organizimin e grusht-shtetit më 2016.

Gylen kishte mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Trump muajin e kaluar tha se nuk konsideron ekstradimin e tij vetëm për të minimizuar presionin e Turqisë ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll.

Erdogan, javën e kaluar tha se do të punojë edhe jasht vendit për të targetuar financimin e mbështetësve të Gylenit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit