-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Flashback, sulmi më i tmerrshëm i Mac OS

Më të lexuarat

Ju me siguri që keni dëgjuar për Flashback, një pjesë e një sulmi keqdashës që shënjestronte Mac OS X të ndërmarrje Apple që tani vlerësohet të jetë duke funksionuar në më tepër se 600,000 kompjuterë në mbarë botën.

Ky numër, që u tregua nga ndërmarrja ruse për antivirus Dr. Web, ishte pranuar gjatë ditës së sotme nga ndërmarrja për siguri Kaspersky. Sipsa kësaj ndërmarrje, më tepër se 98 për qind e kompjuterëve që ishin prekur posedonin sistemin operativ Mac OS X.

Kjo paraqet një numër të madh, por si qëndron kjo në krahasim me sulmet në të kaluarën?

“Është më i madhi, deri tash,” ka treguar Mikko Hypponen, i cili është shefi hulumtues në ndërmarrjen për antivirus dhe siguri të internetit, F-Secure, në një letër elektronike.

Ndaras, Catalin Cosoi, i cili është shefi hulumtues në ndërtuesin e antivirusit BitDefender, tha që infektimi paraqiste më të madhin për Mac deri më tani gjatë këtij dhjetëvjeçari, por kjo për shkak se nuk ka ndonjë rrugë të posaçme për të matur se sa kompjuterë që e kanë sistemin operativ Mac OS janë prekur.

“600,000-shi përfaqëson përreth 12 për qind të kompjuterëve Mac OS u shitën në Ç4 të 2011-tës,” (Ç4- Çereku i katërt), tha Cosoi, “që nënkupton që nëse numërojmë numrin e pajisjeve Mac OS të shitura në tre vitet e kaluara, ne mund të vlerësojmë që më pak se 1 për qind e kompjuterëve Mac OS mbase janë infektuar. Në anën tjetër, nëse ne shikojmë numrat e tanishëm dhe jo përqindjet, numrat duken shumë frikësues.”/pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit