Ikja e kosovarëve po vazhdon. Pavarësisht thirrjeve të politikanëve vendas dhe ndërkombëtarë për mos kërkimin të azilit në vendet e Bashkimit Europian, kosovarët po marrin rrugët drejt vendeve të huaja.
Numri i madh i atyre që lanë vendlindjen ka bërë që të publikohet edhe ky model i flamurit shtetëror, në të cilin në vend të hartës së Kosovës të shihet autobusi.
Autobusi simbolizon automjetin me të cilin qytetarët e Kosovës po ikin nga vendi i tyre.