Flakë të mëdha që ngrihen drejt qielli, tym e blozë, erë e rëndë, ulërima zjarrfikësesh dhe sinjale policie, ankth qytetarësh: Kjo është situata në Kashar që prej orës 10:00 kur një zjarr i madh përfshiu magazinën e një fabrike riciklimi mbeturinash.
Tymi e bloza që kanë mbuluar zonën e Kasharit kanë shënuar një katastrofë të re ekologjike. Zjarri ka shpërthyer në një magazinë riciklimi dhe po djeg mbetjet e grumbulluara në të për riciklim.
Disa zjarrfikëse nga Tirana e Durrësi kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe Policia ka rrethuar zonën.
Një biznes pranë magazinës në flakë rrezikon të digjet./syri