1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fjalimi i Topallit nxiti reagimin e historianëve

Më të lexuarat

Vlerësimet e kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli në Kuvendin e Maqedonisë për rolin e shqiptarëve në periudhën e sundimit osman dhe çlirimin e Shkupit në vitin 1844 nga 10 mijë kryengritës shqiptarët të udhëhequr nga Dervish Cara kanë shkaktuar reagime të ndryshme jo vetëm në media të caktuara, por dhe në mesin e historiatët shqiptarë dhe maqedonase.

Katerina Todorovska nga instituti i historisë maqedonase konstatimet e Topallit i cilëson si politike ndërsa propozon që për të gjitha çështjet e disktueshme të sqarohen bashkërisht nga historianët maqedonas dhe shqiptare.
“Unë do apeloja të ulemi me kolegët historian shqiptar pavarësisht nga ajo që është thënë në politikë, të ulemi dhe ta shqyrtojmë atë pjesë jo vetëm për Derish Carën, jo vetëm për kryengritjen e Ilindenit, jo vetëm për 12 gushtin çlirimin e Shkupit, pra gjithë atë që na ne na dhemb. Apeloj të mos keqpërdoret historia për qëllime politike”, tha Katerina Todoroska, historiane.
Por, historiani Skender Asani thotë se ekzistojnë fakte të pamohueshme që vërtetojnë pohimet e kryeparlamentares Topalli se Shkupi është çliruara nga forcat kryengritëse të Dervish Carës. Madje Asani si dëshmi jep jo vetëm dokumentet e shteteve me relevancë por edhe shkrimet të gazetave serbe të saj kohe.
“Shqiptarët nuk i kanë zbuluar dhe nuk kanë shkruar për këto ngjerje vet histroriografia maqedonase vet dokuemetet e forin ofisit, ato franceze, vieneze, të gjitha flasit për këtë kryengritje të jashtëzakonshme dhe sidomos për figurën e Dervish Carës ,… në këtë drejtim argumentojnë dokumentet dhe shtypi autentik i kohës. Ne vetëm po plasojmë një gazetë beogradase novine e cila argumenton se në Shkup në atë periudh e kanë çliruar 20 mijë kryengritës shqiptar Shkupin”, deklaroi Skender Asani, historian.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë ka vlerësuar se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve gjatë gjithë periudheve të historisë kanë qenë të mira dhe me qëllim çlirimin e tyre nga sundimet e ndryshme. Lidhur me kryengritjen e Dervishë Carës më 17 maj 1844, ja çfarë ka deklaruar Kryeparlametarja Topalli.
“Ishte pikërisht këtu kur në shkurt 1884, 10 mijë kryengritës nën drejtimin e Dervish Carës, çliruan Shkupin dhe paraqitën kërkesën për autonomi. Që nga ajo kohë Shkupi, Manastiri dhe Dibra u bënë nga qendrat kryesore të lëvizjes shqiptare për çlirim kombëtarë”, deklaroi Jozefina Topalli, kryetare e parlamentit të Shqipërisë./alsat-m/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit