1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fjalët e para që duhet të mësojnë fëmijët

Më të lexuarat

Imam Ibënul-Kajjimi në librin e tij Tuhfetul-mevdud bi ahkamil-mevlud thotë: “Kur të afrohet koha për fëmijën që të flasë, në mënyrë që t’ua lehtësojmë e t’u ndihmojmë në të folur mund t’ua lagim gjuhën me mjaltë.
Kur të nisin të flasin, le t’u shqiptohet atyre La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah, dhe fjalët e para që u trokasin në vesh le të jenë: All-llahu Lavdiplotë, teuhidi (Teuhid është besimi themelor islam që tregon të qenurit e All-llahut Zot i vetëm, i pashoq dhe kuptimet tjera që tërhjek ky pohim), se Allahu është mbi Arshin (fronin) e Tij, se Ai i sheh ata dhe dëgjon fjalët e tyre dhe se Ai është me ta kudo që të jenë.”

Pejgamberi e ka porositur Ibën Abbasin kur ky ishte ende i vogël me këto fjalë: “Djalosh! Po t’i mësoj disa fjalë: ruaje (respektoje etj.) Allahun e Plotfuqishëm dhe Ai të ruan ty; ruaje (respektoje etj.) Allahun, do ta gjesh në anën tënde! Kur të kërkosh, kërko nga Allahu; e kur të nevojitet ndihma, kërko nga Allahu! Dhe dije se poqë se i gjithë populli mblidhet për të të bërë një të mirë, nuk do të kenë mundësi të të bëjnë asnjë të mirë që nuk ta ka caktuar Allahu; dhe sikur të mblidhet gjithë populli për të bërë një të keqe që nuk ta ka caktuar Allahu, nuk do të kenë mundësi të bëjnë asnjë të keqe. Janë tharë lapsat dhe janë ngrihur fletët.” (Ahmedi në El-Musned, Et-Tirmidhiu. Sahih).

Ky hadith përmban themelet më të mëdha të teuhidit, duke porsitur për respekt dhe bindje ndaj Allahut, për kërkimin e ndihmës vetëm nga Ai, për besim dhe mbështetje tek Ai, për besim në paracaktimin e Zotit që mbjellin në zemër krenari, vetëbesim, vullnet për punë dhe drojë nga Allahu dhe nga askush tjetër pos Tij.

Muhammed El-Istanbuli
Marrë nga: Libri me titull “Tuhfetularus”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit