Kurani, fjala e Allahut është pranvera e zemrës, qetësia e shpirtit dhe shërimi i trupit. Kush gjykon me të mban drejtësi, kush e lexon mbushet me besim dhe lumturi, kush e lë pas dore, nuk lexon dhe nuk e praktikon, jeton në mjerim dhe zhytet në errësirën e humbjes…
Mrekullia e përjetshme…
Fjalët e tij janë më të ëmbla se mjalta…
Kur e dëgjon besimtari i shtohet besimi, kur e dëgjon mohuesi i hap gjoksin që të gjejë të vërtetën…
Ai është udhëzim dhe dritë për mbarë njerëzinë…
Ibn Umeri (radijallahu anhu) një ditë e mori Kuranin dhe shtrëngoi fort në kraharorin e tij dhe me plot mallëngjim dhe dashuri tha: Fjala e Zotit tim, Libri i Zotit tim…