3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fitorja e opozitës siriane do të çojë në shpërthimin e luftës në Liban dhe Irak?

Më të lexuarat

Fitorja e opozitës së armatosur në Siri do të destabilizojë situatën në të gjithë rajonin dhe do të çojë në shpërthimin e luftës civile në Liban, në ndarjen e Jordanisë dhe në përçarje në Irak, deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv “Al-Mayadin” në Bagdad, Kryeministri i Irakut Nouri Al-Maliki. Ai u bëri thirrje gjithashtu “lojtarët e jashtëm” të mbajnë një “qëndrim më realist” ndaj ngjarjeve në Siri.

Al-Maliki tha se në fazën aktuale asnjëra nga palët e konfliktit sirian nuk është në gjendje të dominojë.


Deklaratat e tilla lënë të kuptoj se një ringjallje fetare e arabve suni, do të mund të ndikojë në politikat rajonale dhe ndërkombëtare, kjo për faktin se arabët ishin shtypur fillimisht nga diktaturat prokolonialiste (duke vazhduar në kohët e sotme, nga ato pro perëndimore dhe pro ruse) të cilat si diktatura vazhduan mizorinë mbi popullin e tyre, për të rujatur gjithmonë interesat e Perëndimit, Izraelit dhe të Rusisë dhe kjo klimë ndikoi që kësaj t’i shtohet presioni shiit (Iran, Liban, Irak) dhe izraelit në rajon. Në anën tjetër lojtarët e jashtëm të cilët me mosveprimin e tyre i krijuan çdo agresori të vazhdoj zullumin e tyre mbi muslimanët (siç është rasti i Sirisë, Jordanit, Libanit dhe Egjiptit deri tash së voni si fqinjë të vendeve në konflikt). Ndryshimi i politikës dhe i udhëheqjes së Egjiptit, i bënë këta të fundit të jenë pjesërisht të larguar nga konflikti dhe pasojat e tij, ndërsa vendet tjera si Siria, Iraku dhe Jordani janë më të ndishme.

Ndërsa Irani, fitoren e sirianëve dhe faktorizimin e sunive, e sheh si këputje të duarve të gjata të pushtetit, intrigave dhe të kërcënimit që i bënte krejt rajonit. Izraeli në anën tjetër, sheh veten të ndodhet në një mjedis të paktën pa partner (jo domosdoshmërisht agresor, apo luftarak në kthimin e të drejtave të veta, por as partner jo, siç janë për momentin të gjitha vendet e rajonit përreth, duke u nisur nga Turqia si partneri më strategjik në rajon, e më pas Jordani, Siria dhe Egjipti i cili ende nuk ka dëshmuar diçka tjetër përpos gatishmëri të plotë për respektim të marrdhëveshjeve ndërkombëtare të arritura më herët, gjë që e bën Izraelin që të ndihet komod në këtë krah.

Hezitimi i tërë bashkësisë ndërkombëtare, hezitim i cili përbën një krim ndërkombëtar ngase me mosveprimin e tyre është pjesmarrës në masakrat që po kryhen mbi muslimanët, vjen si pasojë se ata nuk dëshirojnë që të faktorizohen grupe të cilat jo që mund të jenë armiqësore, por të cilat mund të jenë të paparashikueshme dhe të pakontrolluara.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit