-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Fiskultura dhe depresioni

Më të lexuarat

Ushtrimet fizike jo vetëm që të bëjnë mirë fizikisht, por të ndihmojnë edhe nga ana emocionale. Ky është përfundimi i një studimi lidhur me rolin pozitiv që luan fizkultura në shëndetin mendor.

Studiuesit e Universitetit të Torontos analizuan të dhënat e mbledhura në një hark kohor prej 26 vjetësh dhe arritën në përfundimin se aktiviteti fizik, edhe sikur të jetë thjesht një ecje prej 20 minutash në ditë, mund të parandalojë episode depresioni tek njerëzit e të gjitha moshave.

Bashkëautori George Mammen e pranon se ka shumë faktorë që ndikojnë tek rreziku i depresionit, por ai thotë se ky studim përcjell një mesazh të qartë: nëse je aktiv, vazhdo të qëndrosh aktiv, nëse jo duhet të fillosh të bësh fizkulturë. Ai thotë se përfitimet shkojnë përtej shëndetit fizik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit