1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Firma shqiptare rrënoi ndërtesën më të lartë në Evropë

Më të lexuarat

Tridhjetë mijë shikues e kanë përcjellë rrafshimin në Frankfurt, të njërës nga ndërtesat më të larta në Evropë. E rrënimin e saj në mënyrë të kontrolluar e ka bërë kompania “AWR-Abbruch”, që është pronë e vëllezërve Viqa, nga rrethi i Ferizajt, transmeton “Koha”.

Me ndihmën e eksplozivit, në kryeqytetin financiar gjerman, është rrafshuar me tokën një ndërtesë e lartë 116 metra. Kjo ndërtesë, ndryshe selia e një universiteti ishte ndërtuar më 1972, por u shkatërrua të dielën në mëngjes me ndihmën e 950 kilogramëve eksplozivë, ngase universiteti vitin e shkuar kishte kaluar në objekt të ri. Ndërtesa, do të duhej të ishte shkatërruar gradualisht, por autoritetet vendosën që ta rrënonin me eksploziv, sepse banorët e ndërtesave përreth ankoheshin se punimet rrotull ishin të zhurmshme dhe po zgjasnin shumë.

Para rrënimit, rreth zonës është bërë evakuuimi në një hapësirë prej 250 metrash derisa janë mbyllur edhe disa rrugë. Tashti në këtë vend do të ndërtohen dy ndërtesa të reja.

Ndryshe kjo është ndërtesa më e lartë e shkatërruar ndonjëherë në Evropë./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit