0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Firefox 22 bllokon vetvetiu përgjimin nga faqet

Më të lexuarat

Duke e ditur që veprimtaria online vazhdimisht përgjohet, ndërmarrje të ndryshme janë përpjekur që t’i japin fund kësaj, duke ruajtur privatësinë e përdoruesve përmes veglave të ndryshme, që në mesin e tyre bën pjesë edhe mjeti i vendosur në shfletues të uebit, “Do Not Track”.

Shfletuesi Firefox me versionin e tij 4 në vitin 2011 erdhi me këtë veçori, por më herët gjatë këtij viti beteja u bë më e fuqishme kur Mozilla kishte lajmëruar që është duke planifikuar të bëjë bllokimin e “cookies” (ajo që ruhet nga faqet e vizituara), të palës së tretë vetvetiu.

Dy grupe që përfaqësojnë industrinë e reklamave online folën me tone protestuese, duke thënë që kjo lëvizje është “vërtet pak më tepër se sa një ndërmarrje që është duke e imponuar dëshirën e vet në mënyrë që të kontrollojë përvojën online të konsumatorëve të vet,” siç thuhet nga Asociacioni i Reklamuesve Kombëtarë (ANA).

Mozilla dukej e patrembur dhe shfletuesi i vet Firefox 22, në fazën e hershme testuese në kanalin Aurora, erdhi gjatë të premtes me veçorinë për bllokim të përgjimit të veprimtarisë që ishte kundërshtuar fuqimisht.

Me Firefox 21 përdoruesit mund të zgjedhin nga tri opsione nëse dëshirojnë të mbrojnë privatësinë, duke iu lejuar faqeve se ai (përdoruesi) nuk dëshiron të përgjohet, dëshiron të përgjohet, si dhe nuk dëshiron t’i thotë faqes nëse dëshiron të përgjohet apo të mos përgjohet.

Sidoqoftë, Firefox 22 vjen me opsionin ku vetvetiu e ka të përzgjedhur bllokimin e përgjimit nga faqet, por që mund të ndryshohet nga vetë përdoruesi.

Firefox 22 mund të shkarkohet nga kanali Aurora i Mozilla-s, ndërsa Firefox21 tani është në fazën testuese beta. Versioni përfundimtar i Firefox 22 pritet të arrijë në fund të muajit qershor. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit