Kur u publikua dhjetë vjet më parë, libri i Randall Hansen pati ecurinë që pritej, duke arritur të shiste kopje të shumta por që gradualisht u zbehën.
Këtë javë libri i vitit 2008 i profesorit kanadez papritur u kthye në listat e titujve bestseller.
Arsyeja qëndron në emrin e librit – Zjarr dhe Tërbim: Bombardimi Aleat i Gjermanisë, 1942-1945 – vetëm disa fjalë ndryshe nga titulli shpërthyes i librit të Michael Wolff, që bën një panoramë të Shtëpisë së Bardhë nën presidencën e Donald Trump.
“Nuk e kam parë ndonjëherë këtë nivel interesi që kur libri u botua fillimisht para dhjetë vjetësh,” tha Hansen, i cili është profesor i shkencave politike në Universitetin e Torontos.
Ai gjendej për një vizitë në Uashington të premten, kur libri i Wolff u publikua dhe ishte ngacmuar nga kolegët e tij për librin që kishte shkruar shumë kohë më parë me të njëjtin titull.
Pas darkës, të premten –thotë profesor Hansen, ai hyri në faqen online të Amazon dhe gjeti se libri i tij – i cili është një hulumtim i perspektivave të civilëve mbi bombardimet e ndërmarra nga aleatët kundër Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore – ishte kthyer papritur në një nga tre sugjerimet më të mira të faqes. “Më ka argëtuar- tha profesori dhe pjesë e mendimeve të mia ishte dhe fakti se a mund të jenë njerëzit me të vërtetë kaq të paditur sa të ngatërrojnë këto libra?”
Në disa raste mendoj sa ka qënë pikërisht kjo, ajo që kishte ndodhur.
“Ka pasur disa komente të hidhura,” tha Hansen. “Kishte një cicërimë, në tweeter e cila thoshte: ” E bleva këtë libër aksidentalisht dhe as që bëhet fjalë që ta lexojë, ” e shprehur me një lloj toni akuzues.
Të tjerët kishin hasur punën e Hansen gjatë kërkimit të tyre për librin e Wolff, dhe e kishin blerë veprën prej kuriozitetit.
Hansen tha se nuk do ta dinte se sa kopje të librit të tij ishin shitur, deri sa të merrte çekun e pagesës së honorareve në fund të muajit.
Por ai shprehej i kënaqur për faktin që libri i tij tani ishte pjesë e një diskutimi më të gjerë rreth presidencës së Trump dhe administratës së tij.
Profesori u shpreh se ndihej më i lumtur prej koinçidencës se sa prej fitimeve që do tw arrinte.
Ndërkohë që Wolff e përdor termin zjarr dhe tërbim për ti’u referuar kërcënimit që Trump lëshoi kundër Koresë së Veriut, libri i Hansen rrëmon perspektivat e
civilëve gjatë luftës sw Dytë Botërore dhe se çfarë do të thotë ta shikosh zjarrin dhe tërbimin me sy, duke eksploruar pasojat e tmerrshme tw luftës.
Marrë nga The Guardian: Shqipëroi për TemA,
https://www.theguardian.com/world/2018/jan/09/the-other-fire-and-fury-decade-old-book-becomes-unexpected-bestseller