10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Fiqtë, 6 arsyet që i bëjnë aleatë të shëndetit të mirë

Më të lexuarat

Fiqtë konsiderohen si një ndër frutat që kanë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Të shijshëm dhe të ushqyeshëm, fiqtë konsumohen në disa forma: të freskët, të thatë apo në trajtë reçeli.

Ja disa arsye se pse duhen konsumuar sidomos gjatë stinës së nxehtë.

1. Fiqtë kanë veti tretëse të shkëlqyera, për shkak të enzimave të cilat bëjnë të mundur asimilimin e ushqimeve dhe substancave si kalciumi, hekuri, potasi, magnezi dhe vitaminat A, B1, B2, B6, PP dhe C. Ata konsiderohen një aleat i mirë i aparatit tres.

2. Janë anti imflamatorë. Ndihmojnë në rastet e enjtjeve dhe infeksioneve. Fiqtë luftojnë inflamacionet e mushkërive dhe ato të rrugëve urinare, por edhe kolitin e gastritin.

3. Fiqtë janë të këshillueshëm për ata që duan të bien në peshë, pasi përmbajnë vetëm 47 kalori për 100 gramë. Por kjo nuk vlen për fiqtë e thatë, të cilët mund të kenë deri 227 kalori për të njëjtën peshë. Konsumimi i fiqve krijon ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar kështu ata që nuk duan ta teprojnë me ushqimin.

4. Kanë efekt laksativ. Farat që kanë në brendësi kanë efekt laksativ, çka ndihmon në rastet e kapsllëkut.

5. Ruajnë shëndetin e syve, lëkurës, kockave dhe dhëmbëve, kjo falë substancave ushqyese që kanë në përbërjen e tyre.

6. Por mund të shkaktojnë edhe alergji. Fiqtë hyjnë në kategorinë e ushqimeve që japin alergji në disa raste, prandaj personat e ndjeshëm duhet të bëjnë kujdes me konsumin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit